Lajme

Moti i nxehtë sot dhe nesër, këto janë temperaturat

Ilustrim

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për sot dhe nesër do të mbajë kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com