Moti i keq përmbyt Lezhën
Publikuar:
(10.03.2023 20:05:08)

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që problemi i kahershëm me prezencë uji në disa lagje e rrugë të Lezhës të rikthehet.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve.
Kjo krijoi vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.
Situata është më problematike në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe njerëzit e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre.
/Shqip.com