Mot me diell dhe temperatura pranverore
Publikuar:
(03.01.2023 08:00:47)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat gjatë ditës do të jenë pranverore.
IHK njofton se kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.
Instituti njofton se për sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 11 gradë Celsius.
/Shqip.com