Mot kryesisht me diell, mëngjesi me mjegull
Publikuar:
(21.12.2022 08:21:33)

Orët e mëngjesit do të mbesin me acar si dhe lokalisht me vranësira të ulëta, të cilat mund të mbesin të pranishme edhe pak në orët e pasdites, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 8-17 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius.

/Shqip.com