Mot i vranët dhe me shi
Publikuar:
(14.10.2022 08:14:53)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe shi.
Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.
IHK njofton se temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
/Shqip.com