Lajme

Mot i ndryshueshëm dhe me riga shiu

Ilustrim.

Sot gjatë ditës së mërkurë pritet që moti të jetë me riga shiu vende-vende si pasojë e vranësirave të dendura që do të përfshijnë të gjithë territorin.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të ndryshojë për ditën e nesërme dhe në vazhdimësi.

Minimalet gjatë këtyre ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Ilustrim

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./Shqip.com