Lajme

Mot i ftohtë dhe me ngrica sot në Kosovë

Ilustrim.

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

E të enjten parashihet mot edhe më i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2 deri në 4 gradë më të ulëta se në viset tjera.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./SHQIP.com