Lajme Botë

Moska ndërron komandantët e Marinës ruse

Një luftanije ruse duke lundruar drejt portit të Sevastopolit në Krimenë e aneksuar nga Miska.
Një luftanije ruse duke lundruar drejt portit të Sevastopolit në Krimenë e aneksuar nga Miska.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në komandën e flotës. Admirali Alexender Moiseev është emëruar komandant i Marinës.

Pasi ai mori këtë detyrë, postin paraprak që ai mbante, përkatësisht të udhëheqjes së flotës veriore, iu dha zëvendësadmiralit Konstantin Kabantsov. Ndërkaq, udhëheqja e flotës së Detit të Zi iu besua ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, zëvendësadmiralit, Sergei Pinchuk.

Gazetarët dhe blogerët ushtarakë veçse kishin raportuar për disa nga këto ndryshime. Më 2 prill, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi për dekretin e nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, lidhur me ndryshimet.

Ndryshimet në komandë u bënë në kohën kur Rusia është përballur me dështime në flotën e Detit të Zi në luftën kundër Ukrainës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të Marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.

Shumica e anijeve të Marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur në Novorusia. Ukraina sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të Marinës së Rusisë. /REL

/Shqip.com