Morena Taraku ia kujton betimin e Hipokratit infermieres në Pejë
Publikuar:
(03.11.2022 08:55:55)

Këngëtarja e njohur kosovare, Morena Taraku, ka reaguar në lidhje me rastin e sulmit ndaj një të moshuare në Pejë.
Taraku, përmes një postimi në Instagram i kujtoj stafit mjekësorë dhe infermierëve “Betimin e Hipokratit” që ajo e ka quajtur “Ligj i Hipokratit”.
“Zhveshe atë uniformë se nuk të paska hije e mos i njollos edhe të tjerët. Ligji i Hipokratit nuk t’ka shti mu përbetu për dhunë as për dajak, as për dhunë psiqike të pacientëve, por t’ka shti me u përbetu deri në vdekje me kon ndihma e tyre”, ka shkruar ajo në storien e saj.

Ajo po ashtu ka akuzuar pjesëmarrësit në këtë sulm.
/Shqip.com