Morena Taraku i shkruan letër vetes
Publikuar:
(15.03.2022 19:42:02)

Morena Taraku, është shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga daljet televizive, po nuk mungojnë as nga përditshmëria.
Këtë herë, Morena i ka dedikuar një mesazh vetes, ku e falënderon që nuk pranon të dorëzohet asnjëherë.
“E dashur Morena. Faleminderit që je kështu. Ti më frymëzon. Ti ngrihesh më lart sa herë që përpiqen të të ulin poshtë. Vetëm vazhdo të jesh vetja.
Kjo është më se e mjaftueshme për mua”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, Morena është përfolur për një lidhje të re, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka deklaruar ajo./SHQIP.com