Lajme

Molliqaj urdhërohet të paraqitet në stacion policor

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Dardan Molliqajt, i cili dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor.

Ndaj të njëjtit gjykata njofton se ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor.

Lexo edhe:
Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

“Masa e paraqitjes në stacionin policor kundër të pandehurit D.M do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 01.02.2022 deri më 01.03.2022”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri Molliqaj shkel masën e shqiptuar.

“Gjykata konstaton se përmbushet dyshimi të bazuar i paraparë me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së nuk plotësohen asnjëra nga kushtet e parapara ligjore nga neni 187 paragrafi 1 nën par 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPRK-së, parakushte këto për tu caktuar masa e paraburgimit”.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u arrestua të martën e 1 janarit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” kur goditi zyrtarin policor gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës./SHQIP.com