Lajme

Molliqaj: Skandali skandalin nuk po e pret

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Një audio-incizim i publikuar gjatë ditës, e implikon zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliju, i cili flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryetarit të Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Përmes një reagimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se këtë Qeveri skandali-skandalin nuk po e pret.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal paska marrë zhvillim të hovshëm. Ryshfet andej, bileta e tri palë kostume, këpucë e kravata këndej. Asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë”, ka thënë fillimisht Molliqaj.

Lexo edhe:
Publikohet një audio-incizim i zëvendësministrit Veliji, dyshohet për përfshirje në ryshfet

Sipas Molliqajt rasti i Almir Velijut do të mund të trajtohej si rast për gjykatë e jo shembull për qeverisjen sikur partia në pushtet mos ta krijonte ilizionin ndër vite qe “s’jemi të varfër por jemi të vjedhur”.

Molliqaj ka kërkuar edhe shkarkimin e zëvendësministrit Almir Velijut.

Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah, ka shtuar më tutje Molliqaj.

/Shqip.com