Molliqaj: Nesër do të shprehim revoltën e qytetarëve karshi propozimit të ZRrE-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mbajtur konferencë për media, përcjell Shqip.com.
Molliqaj foli për protestën e cila pritet të mbahet të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRrE-së”, ka thënë Molliqaj.
Tutje Molliqaj ka treguar se është takuar edhe me përfaqësuesit e partive politike në vend për të marrë përkrahje rreth protestës.

Ai ka thënë se nga PDK, LDK e AAK kanë deklaruar se do ta mbështesin protestën, por se nuk ka informacione nëse do të jenë prezentë në protestë, përpos PDK-së e cila ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë.
“Jam takuar me Lumir Abdixhikun, Vlora Çitakun e Ramush Haradinajn. Haradinaj ka deklaruar se do ta mbështesë protestën, ndërsa LDK ka thënë se pajtohet me kërkesat tona e njëjtë është deklaruar PDK. PDK ka thënë se ka arsye të protestohet, por se vetë nuk do të marrë pjesë”, ka thënë ai. /Shqip.com