Lajme

Molliqaj: Në një proteste paqësore që synim kishim zbardhjen e mashtrimit, pushteti përdori policinë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lirua nga mbajtja, dhe për këtë ka shkruar se përballë skandaleve e vendimeve të padrejta, pushteti donë disiplinë.

Molliqaj ka shkruar se në një proteste paqësore që synim kishte zbardhjen e mashtrimit për rritjen e çmimit të energjisë, pushteti përdori policinë.

“Vendimeve të padrejta dhe thellimit të pabarazisë, Qeveria Kurti po i përgjigjet në mënyrën më tipike për pushtetet me mendësi autoritare: dhunë e disiplinim”, ka shkruar Molliqaj.

Dardan Molliqaj

Pas 48 orësh izolim, u liruam të gjithë. Pa ndërruar asnjë rrethanë. Ndërkohë që prokuroria po mban ende nën arrest Nol Nushin dhe Genc Sherifin, në një farsë gjyqësore pa asnjë kuptim ligjor.

Së bashku me, Dardan Molliqaj, janë liruar edhe Natyra Kuçi, Teut Rrusta dhe Frashër Krasniqi./Shqip.com