Lajme

Molliqaj: Kërkojmë rritjen e pagës minimale pas rritjes së çmimeve, nuk përjashtojmë protestat

Dardan Molliqaj në konferencë për media.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar rritjen e pagës minimale pas ngritjes së çmimeve, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media, Molliqaj tha se paga minimale do të duhej të rritej në 350 euro, teksa shtoi se për ngritjen e çmimeve nuk përjashtojnë protestat.

 “Ajo që kemi vërejtur ne është se masat qe duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë si vijon. Funksionimi i Këshillit ekonomiko-social dhe paga minimale. Sa i përket rritjes së pagës minimale, 350 euro do të duhej te ishte në Kosovë që nuk ka ndërruar që nga viti 2021. Rritja e pagës do të rriste mirëqenien e qytetarëve, sepse e prek pikërisht këtë kategori.

Në bazë të asaj që kemi vërejtur, besoj se nga java e ardhshme do të angazhohemi edhe me ndonjë aksion simbolik në lidhje me këtë çështje”, tha Molliqaj.

Tutje, ai ka kërkuar që edhe produktet bazë siç janë mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja.

“Tjetër që kërkojmë është se produktet bazë duhet të lirohen nga TVSh, ndonëse të gjithë thonë se është më e lira në rajon, ndërsa produktet siç janë mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja”, shtoi ai./SHQIP.com