Molliqaj: Anëtari i bordit të ZRrE-së kryen shërbime për KEDS-in përmes kompanisë “Electra”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti janë ballafaquar me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu brenda zyrave të këtij institucioni pas vendosjes së tarifave të reja për shtrenjtimin e rrymës.
Molliqaj ndër tjerash përmendi edhe njërin nga anëtarët e bordit të ZRrE-së, Selman Hoti për të cilin thotë se është pronar i kompanisë “Electra”, e cila kryen shërbime ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.
“Selman Hoti që është anëtar i bordit të ZRrE-së, e ka një kompani që quhet Electra dhe kjo kompani ka kryer shërbime për KEDS-in. Na kemi anëtar të bordit që ka marrë vendim me favorizu KEDS-in që kompania e tij i ka kryer shërbimë KEDS-it. Pra më shumë sesa anëtar të bordit që i ka zgjedh Kuvendi po del që kadal dale këta anëtar të bordit i ka zgjedhur KEDS-i”.
“Prandaj s’po tregojnë as sa është fitimi i KEDS-it e as sa është rritë çmimi i energjisë elektrike sepse çmimi i rrymës nuk nvaret sa paguan qytetari e sa paguan shteti. Ai është çmim që pastaj na ndahet përgjysmë. Për këtë pra sapo na erdhi kjo informatë e sigurtë. Paramendojeni kënd e kemi anëtar të bordit, për qeta janë mshel, për qeta s’po tregojnë sepse çdo ditë e më shumë ka me u marrë vesh se kujt po i shërbejnë”, tha Molliqaj para zyrës së bordit të ZRrE-së.

Pas një hulumtimi të Shqip.com në kuadër të emisionit “N’Shënjestër”, kuptohet se që nga viti 2018, Hoti vendosë nëse kompania e tij ka kryer punë mirë dhe rrjedhimisht kompanisë i jepet punë prapë.
Selman Hoti, ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës si kandidat për bordin e ZRrE-së.
Ai ishte vlerësuar me pikë minimale duke marrë vetëm 18.6 pikë.krahasuar me katër kandidatët e tjerë nga komisioni vlerësues në të cilin bënte pjesë edhe partneri i Ambasadës Britanike./Shqip.com