Moderatorja shqiptare befason sërish: Harxhoj mbi 5 mijë euro në muaj

Erjola Doçi ka vendosur që të befasojë publikun prapë me deklarata.
Pas deklaratës që ajo shpenzon 2 mijë euro vetëm për kujdesin ndaj lëkurës tashmë ka thënë se ajo rreth 5 mijë euro shpenzon në muaj.
“Po të jap prapë çmim…. më shumë se aq! Varet, unë ha dhe shumë. Gatuaj dhe ha shumë, harxhoj shumë, jam si makinat “high class”. Mbi 5 mijë euro në muaj,”, tha Erjola për Expuls. Kujtojmë që më parë, kur u kritikua shumë për deklaratën e bujshme, ajo tha se Instagram-i i sillte goxha të ardhura.
Ajo ka thënë se të ardhurat i krijon vet, familja si dhe reklamat.
“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lëmë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh,”u shpreh më herët Erjola.
@ronaldo.sharka Intervisten e plote ne emisionin #Expuls mund t’a ndiqni ne YouTube #erjoladoci #ronaldosharka #expuls #rtvora #oranews ♬ original sound – ronaldo.sharka
/Shqip.com