Aktorja e njohur ‘thumbon’ papritur Arbana Osmanin për burrin e saj

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj, së fundmi ka realizuar një Stand Up Show.
Midis batutave dhe historive të ndryshme, gjatë monologut Dembacaj diskutoi lidhur me temën e martesës, ku në një frazë e saj ka tërhequr shumë vëmendjen, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani.
”Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.
Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”.
Ndryshe, Arbana është duke vazhduar që jetën e saj ta mbajë larg publikut duke mos komentuar asgjë për të.
Ajo tashmë është fokusuar në Big Bother, i cili është duke u komentuar çdo ditë e më shumë, kjo pasi banorët brenda janë personazhe të njohura për publikun.
Ndryshe këtë javë nga BBV është larguar Big Mama pas një debati që kishte me Antonela Berishën./SHQIP.com