Art Jetese

Modelet e flokëve që janë ‘in’ për vjeshtën e këtij viti

Stina e vjeshtës, është ajo e cila përveç spektaklit të ngjyrave të arta që fal, moti është i përshtatshëm për të ndjekur çdo trend mode.

Dëmtimet e verës mund të kenë filluar të dalin në sipërfaqe, kështu që gjëja ideale për tu bërë gjatë vjeshtës është prerja e flokëve.

Nëse doni të ndryshoni pamjen tuaj duke u kujdesur siç duhet për flokët që janë tharë për shkak të rrezeve të diellit dhe kripës së detit, vijnë disa sugjerime.

Flokë të lagura – Flokët e lagur janë një stil shumë i popullarizuar, por këtë sezon marrin një pamje më intensive.

Balluke mikro – Çelësi i mikro-balukeve, të cilat aktualisht janë një trend i nxehtë, është t’i mbani sa më të shkurta dhe t’u jepni atyre një prerje elegante.

Ndërto dhe shkatërro – Një ndër modelet më pariziane flokësh është ajo që francezët e quajnë “Coiffe- decoiffe”, që do të thotë të krijosh dhe të shkatërrosh. Tek flokët ky model përkthehet në në model flokësh që të jep idenë sikur sapo je çuar nga krevati.

/Shqip.com