Kulturë Kino

MKRS në proces të verifikimit të kanditatëve për pozitën e Udhëheqësit Artistik të TKK-së

Teatri Kombëtar i Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të pestën herë ka hapur konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar.

Kjo pasi konkursi i fundit i rishpallur më 19 janar të këtij viti, u anulua më 24 maj.

Ndërkaq, tani ka filluar procedurat për përzgjedhjen udhëheqësit të ri artistik të TKK-së.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të TKK-së, Visare Aliu, tha se MKRS është ende në proces të verifikimit.

“Kur të përfundojë ky proces caktohet data e testit. KD vazhdimisht kujdeset që kriteret e përgjithshme dhe të përvetshme ti inkorpojë ne procesin e testimit. Integriteti personal dhe profesional janë elementet kyçe qe një kandidat duhet t’i gëzojë”, tha ajo për Shqip.com.

Rreth gjashtë kandidatë po konkurojnë për Udhëheqës Artistik të teatrit.

Konkurset e anuluara nga MKRS u përcillen me plotë ankesa, dorëheqje e padi nga kandidatët si akuzë për vjedhje pikësh e jo transparencë.

Lexo edhe:
Plakolli: Jam i hapur për çdo lloj debati publik që të nxirren në pah faktet për vjedhjen e pikëve

/Shqip.com