Kulturë

MKRS mbështet artistët vendor me blerjen e veprave të artit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur përfituesit e përzgjedhur nga moduli i blerjes së veprave të artit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Moduli ndër tjerash ka për qëllim ruajtjen, mbështetjen dhe promovimin e krijimtarisës vendore, përcjell Shqip.com

“Ky modul do të jetë i përvitshëm dhe ka për qëllim ruajtjen, mbështetjen dhe promovimin e krijimtarisë vendore bashkëkohore dhe pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit” thuhet në njoftimin e MKRS.

Tutje, në njoftim thuhet se të gjitha këto vepra do të inventarizohen, mbrohen dhe të bëhen pjesë e koleksioneve të Galerisë, Bibliotekës Kombëtare dhe muzeve të Kosovës.

Ndërsa do të shpërndahen dhe ekspozohen në Institucionet e Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Sipas MKRS-së, procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit është bërë përmes dy fazave të vlerësimit ndërsa anëtarët e komisionit kanë qenë: Zake Prelvukaj, Arta Agani, Vesa Sahatçiu, Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova Qerimi./Shqip.com

Lista e përfituesve: