MKRS: Jemi thellësisht të prekur nga vdekja e regjisores Burbuqe Berisha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është shprehur thellësisht e prekur nga vdekja e regjisores së filmit dhe teatrit, Burbuqe Berisha, përcjell Shqip.com.
Përmes një njoftimi, MKRS i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.
Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Regjisorja, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në objektin e MKRS-së, pasi që ka pësuar një sulm në zemër./SHQIP.com