Mjekët e ndihmuan UÇK-në në betejën e Koshares
Publikuar:
(11.04.2023 21:29:43)

Mjekët kosovarë qëndruan krah për krah ushtarëve të UÇK-së në betejën e Koshares, ku intervenimet tek luftëtarët e lënduar ishin të përditshme.
Njëri nga ta ishte edhe doktori nga Mitrovica, Armend Agolli, që la Suedinë për idealin e lirisë, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit, në 24 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit, tha se kishin kushte modeste, por ndihmat për ushtarakët i jepnin edhe në terren.
E ndonëse punonin vullnetarisht, doktorët e asaj periudhe siç tha Agolli nuk është se nuk ndjen frikë, kohë pas kohe.
Agolli tha se ndihet krenar që arriti të jap kontribut në atë organizim që ky e quajti të mrekullueshëm e që bëri kthesë të madhe në historinë e Kosovës.
/Shqip.com