Sport Shqiptar

Mitrovica fiton Kupën e Kosovës në kategorinë e femrave

Skuadra e Mitrovicës ka fituar Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, pasi në finale mposhti Hajvalinë.

Të premten në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet nga Motrovica triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1.

Në pjesën e parë më e mirë u tregua Hajvalia, dhe kaloi në epërsi në minutën e 21-të, me golin e shënuar nga Albulena Guri.

Megjithatë, në pjesën e dytë mitrovicaset arritën të përmbysin gjithçka, duke realizuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht shifrat i barazoi Edona Kryeziu, në minutën e 58-të golin e fitores e realizoi Kaltrina Biqkaj.

Në minutat e mbetura të ndeshjes vashat e skuadrës nga Hajvalia u përpoqë të barazojnë rezultatin, por përkundër disa mundësive të mira nuk ia arritën ta barazojnë rezultatin.

Kujtojmë që Ligën e ka fituar Hajvalia, pasi mposhti Mitrovicën që u rendit e dyta./Shqip.com