Lajme

Mitrovica e Skenderaj mbesin pa ujë pasi KEDS-i ia ndali rrymën KRU Mitrovicës, shkak borxhet

Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se të enjten nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Kjo ka ndodhur për shkak se kompanisë i është shkëputur energjia elektrike për shkak të borxheve të papaguara ndaj KESCO-s.

Si rrjedhojë, pa ujë të pijshëm kanë mbetur qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Bashkim Kurti, në një prononcim për Shqip.com tha se borxhi është grumbulluar pasi qytetarët nuk i kanë paguar me rregull faturat e ujit.

“Si në Mitrovicë, ashtu edhe në Vushtrri edhe në Skenderaj kemi telashe me pagesën e faturave. Borxhi i konsumatorëve ndaj ndërmarrjes është diku 28 milionë euro, ndërsa i ndërmarrjes ndaj KEDS-it diku 100 mijë euro”.

Aktualisht, siç tha ai, kanë kërkuar nga qytetarët që t’i paguajnë faturat, në mënyrë që edhe ndërmarrja të paguajë borxhin ndaj KEDS-it./SHQIP.com