MINT publikon tavanin e çmimeve, përsëri ‘fluturon’ çmimi i dizelit
Publikuar:
(13.10.2022 10:09:05)

Ministria e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës gjatë 24 orëve të ardhshme.
Nga dita e djeshme, çmimi për dizel është rritur për 2 centë më shumë
Çmimi i lejuar për 24 orët e ardhshme për dizel është 1.78 cent ndërsa, për benzinë 1.40 cent dhe për gas 0.75 cent.

Sipas MINT-it, çmimet e lartcekura janë valide për datën 14.10.2022 deri nesër në ora 10:00.
/Shqip.com