MINT publikon çmimin e derivateve, bie çmimi i Dizelit
Publikuar:
(21.09.2022 09:37:40)

Ministria e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës gjatë 24 orëve të ardhshme.
Nga dita e djeshme, çmimi për Dizel ka rënë në dy cent më pak.
Çmimi i lejuar për 24 orët e ardhshme për Dizel është 1.58 cent ndërsa, për Benzinë 1.35 cent dhe për Gas 0.75 cent.
Sipas MINT-it, çmimet e lartcekura janë valide për datën 21.09.2022 deri nesër në ora 10:00./Shqip.com
