Lajme

ARBK-ja shfuqizoi 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve janë shfuqizuar nga ana e ARBK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, MINT ka deklaruar se dokumentet e të njëjtave, kishin përmbajtje antikushtetuese.

“Pas raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese, ARBK, deri më sot, ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve. Shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, ka deklaruar MINT.

MINT gjithashtu ka publikuar listën e bizneseve që ju shfuqizua cerifikata.

BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A
THE BUSINESS CLUB L.L.C
LIRIAN CARS L.L.C
BUS SOFTËARE SH.P.K
GLOBOSOS SH.P.K
AGENCY S&E SH.P.K
DEVOLLI GROUP SH.P.K
VITALAND LL.C
BEYOND SH.P.K
ELBA PARTNERS L.L.C
PITE KATUNI SH.P.K”,

/Shqip.com