Lajme

Ministria publikon çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme, lirohet nafta

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e shitjes së karburanteve për 24 orët e ardhshme.

Sot gjatë ditës çmimi maksimal i i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 84 centë, benzina 1 euro e 75 centë, derisa gazi 78 centë.

Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, vërehet se nafta është liruar për dy centë, ndërkohë benzina e gazi mbesin me çmime të njëjta.

Këto çmime vlejnë për datën 1 korrik prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, njofton ministria.

Theksojmë se çmimi i naftës në vend kishte arritur deri në 1.90 centë.

Lexo edhe:
Miratohet udhëzimi për rregullimin e çmimeve të naftës, Hajdari: Ka mospërputhje me çmimet botërore

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë publik vendimin për përcaktimin e çmimit të derivateve.

Në nenin 4- të të këtij udhëzimi administrative thuhet se çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë./SHQIP.com