Ministria publikon çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e shitjes së karburanteve për 24 orët e ardhshme.
Për 24 orët e ardhme, çmimi maksimal i i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 69 centë, benzina 1 euro e 53 centë, derisa gazi 78 centë.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 24/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.
Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale./Shqip.com