Lajme

Ministria prapë përcakton çmimin e derivateve, kaq do të kushtojë sot

Ilustrim

 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e shitjes së karburanteve për 24 orët e ardhshme.

Për dy ditët e ardhme, çmimi maksimal i i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 79 centë, benzina 1 euro e 44 centë, derisa gazi 76 centë.

Këto çmime vlejnë nga sot duke filluar nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në 24 orët e ardhshme.

Ndryshe, dje gjatë ditës nga kjo ministri kanë njoftuar se kanë përcaktuar masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës.

Lexo edhe:
DOKUMENT – Ministria del me vendim të ri për çmimin e naftës

Sipas njoftimit thuhet se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Tutje në dokumente thuhet se detyrohen subjektet për të furnizuar dhe për t’i ofruar për shitje të naftës, si para vendosjes së çmimeve dhe masave mbrojtëse.

Këto masa do të mbeten në fuqi për 30 ditë./SHQIP.com