Ministria njofton se pagesa e pensioneve është shtyrë për nesër

Shumë pensionistë kanë pritur që sot ta gëzojnë pensionin e muajit Shtator por kjo nuk ka ndodhur.
Lidhur më këto mospagesë ka pasur shumë ankesa nga ana e tyre.
Por Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pagesa e pensioneve, e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.
Sipas njoftimit nga MF, arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi” thuhet në njoftim.
Pagesat pritet që të ekzekuton ditën e nesërme gjatë paradites.
/Shqip.com