Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë provë se vaksina anti-COVID’19 shkakton fertilitet te gratë ose burrat
Publikuar:
(05.10.2021 19:03:53)

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinat kundër COVID-19 nuk shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, MSH tregoi se nuk ekziston asnjë provë për këtë, teksa bëri thirrje për caktim të terminit për vaksinim.

“Të nderuar qytetarë. Sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net/”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, të martën, janë regjistruar dy vdekje dhe 38 raste të reja me Coronavirus, kurse janë shëruar 185 pacientë./SHQIP.com