Lajme

Ministria e Jashtme del me njoftim: S’ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

Pamje nga situata në Turqi pas tërmetit - AP

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që është mesin e viktimave nga tërmetet që kanë goditur Turqinë.

Ky reagim vjen pas disa deklaratave se janë 70 shqiptarë në mesin e të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë”, njofton MPJD.

Ministria e Jashtme thotë se në mesin e të vdekurve mund të ketë shtetas turq që kanë prejardhje të vjetër shqiptare.

“Për sa i përket deklarimeve publike të Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona,  që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare”.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara thotë se ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili  ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Ministria ka dhënë edhe informata për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, për datat 10 -13 shkurt 2023.

/Shqip.com