Lajme Ballkan

Ministria e Brendshme në Serbi: “Xhandarmëria gati” (VIDEO)

Autoblindat e xhandarmërisë serbe

Shteti i Serbisë ka vazhduar me provokime pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave nga Serbia, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:
Lajçaku bën thirrje për ulje të tensioneve në veri: Të lejohet liria e lëvizjes

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka publikaur një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarët dhe automjete ushtarake, duke përfshirë edhe auto-blinda.

Lexo edhe:
Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ngre problemin me të drejtë

Po ashtu, në këtë video është parë edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”, thuhet ndër tjerash në përshkrimin e videos.

Edhe gjatë mbrëmjes të së hënës mediat në Serbi raportuan se veturat ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.

Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës filloi së zbatuari reciprocitetin me targat e Serbisë, duke bërë kështu që çdo veturë që hyn në Kosovë, t’i vendos tabelat e përkohshme.

Në shenjë pakënaqësie për këtë, disa qytetarë serb në komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kështu të kalojë rrugën asnjë veturë.

Lidhur me këtë, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare në Jarinjë për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeministri Kurti po bën shoë”./Shqip.com