Ministri Murati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Korporaten Ndërkombëtare Financiare

Ministri i Financave Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati dhe drejtori gjeneral i Korporatës Ndërkombëtare Financiare, Ary Naim kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për reformën legjislative të sektorit mikrofinanciar.
Sipas komunikatës për media nga kjo ministri, ky bashkëpunim parasheh mbështetjen e Qeverisë në hartimin e projektligjin për mikrofinanca.
“Ky bashkëpunim parasheh mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e projektligjit për mikrofinanca, i cili pritet të adresojë problemet e kahmotshme juridike-pronësore të këtij sektori” thuhet në këtë komunikatë.
Ndërsa, kjo do t’iu mundësoj që institucionet mikrofinanciare të vendosen në një pozitë më të mirë për të zgjeruar gamën e shërbimeve.

“Ndërtimi i një kornize rregullative do të mundësojë që institucionet mikrofinanciare të vendosen në një pozitë më të mirë për të zgjeruar gamën e shërbimeve të tyre, e në të njëjtën kohë ndërmarrjeve mikro e ekonomive familjare të ju ofrohet qasje më e lehtë në shërbime financiare”.
Ministri i kësaj ministrie ka vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë në fuqizimin e sektorit privat, si faktor kyç në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit./Shqip.com