Lajme

Ministri i Mbrojtjes tregon për një sukses që e arritën pjesëtarë të FSK-së

Forcat e Sigurisë të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kumtuar se pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës me sukses kanë mbaruar një kurs vëzhgimi për Zbulim dhe Operacione Luftarake.

“Një lajm tjetër për suksesin e komandove të FSK-së”, e ka nisur postimin në Facebook ministri.

Lexo edhe:
Tentim-vrasje në Malishevë, ka arrestime

Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster.

“Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet”.

Fotografi nga kursi i organizuar.

Ndërsa, të shtunën Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që Kosova  të jetë qendra rajonale e kësaj industrie.

Për mbrojtjen, Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhetin ka ndarë 100 milionë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të rritet edhe më shumë mbështetje për mbrojtjen. /Shqip.com

Fotografi nga kursi i organizuar.