Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë sot qëndron në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes në Kroaci.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Në orën 09:00 ai do të pritet në takim nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Fillimisht, ata do të kenë një takim dy palësh, ku më pas do të mbahet takimi mes delegacioneve të vendit.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mes dy ministrave do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mirëkuptimi./SHQIP.com