Kulturë Kino

Ministri i kulturës i Ukrainës kritikon shfaqjen e Netflix “Emily in Paris”

Ministri i kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko ka bërë një ankesë për Netflix për imazhin stereotip fyes të një personazhi ukrainas në shfaqjen “Emily in Paris”.

Në një postim në Telegram, Tkachenko kishte shkruar: ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese.”

Gjithashtu, thotë se nëse ata shihen kështu nëpër botë, atëherë është gabim.

Mediat në Ukrainë konfirmuan se ai i ka dërguar një letër Netflix, për t’u ankuar për portretizimin e Petrës, të luajtur nga aktorja Daria Panchenko, e cila vjedh dyqane ndërsa është në një pazar me Emily dhe ka një stilt jo të mirë të veshjes,

Emily në Paris ka të bëjë me një amerikanen e cila zhvendoset në Paris, për të punuar për një firmë marketing.

Kjo shfaqje edhe më parë është përfolur për stereotipe dhe klishe.

Edhe kritikët francezë e kanë cilësuar sit ë tillë, duke e parë shfaqjen si fyese dhe ofenduese, shkruan The Guardian.

Emily në Paris mbetet një hit për Netflix dhe aktualisht është në top 10 shfaqjet më të shikuara në platformë në mbarë botën.