Lajme

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës: Danimarka nuk e ka ndërprerë, apo pezulluar marrëveshjen e burgut

Ditë më parë, ka qarkulluar lajmi se shteti i Danimarkës ka anuluar marrëveshjen me Kosovën për 300 qeli burgu.

Mirëpo ky lajm është demantuar nga Ministri i Drejtësisë së Danimarkës në një përgjigje për Shqip.com.

“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk është rikthyer apo pezulluar marrëveshjen e burgut ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën bazohet në një keqkuptim. Një shumicë e gjerë e Parlamentit danez miratoi marrëveshjen në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizimin e projektit vazhdon” thuhet në përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë, Mattias Tesfaye.

Se lajmi nuk qëndron e kishte bërë të ditur edhe Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Lexo edhe:
Haxhiu demanton lajmin se është anuluar marrëveshja për 300 qeli burgu me Danimarkën

“Lajmi nuk qëndron, është dezinformonte, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Danimarkën, sapo të përmbyllen të gjitha diskutimet do të procedohet më tutje” ka thënë Haxhiu për Shqip.com

300 qeli burgu të Kosovës do ti jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës, ku të burgosur në këtë shtet do të vuajnë dënimin në Kosovë.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Hakkerup dhe ministrja e Drejtësisë  e Kosovës Albulena Haxhiu./Shqip.com