Lajme

Ministri Elbert Krasniqi i shkruan letër kryeministres serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar një letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabiq në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe. Më poshtë gjeni letrën e plotë. Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim.

/Shqip.com