Ministri Çeku takon Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier
Publikuar:
(08.03.2022 15:53:47)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë Jeffrey M. Hovenier.
Në takim është diskutuar për partneritetin e deritanishëm dhe zgjerimin për projektet e përbashkëta në kulturë, rini, trashëgimi kulturore e sport.
Ndërkaq, Ministri Çeku, ka thënë se mirëpret bashkëpunimin me Ambasadorin Hovenier për të thelluar angazhimin e përbashkët në zhvillimin kulturor të vendit.
Po ashtu, Ambasadori Jeffrey M. Hovenier e falënderoi ministrin Çeku për pritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku.
