Miley Cyrus dhe Pete Davidson tregojnë tatuazhet që kanë bërë për njëri-tjetrin
Publikuar:
(11.12.2021 19:50:32)

Miley Cyrus dhe Pete Davidson kanë në trupin e tyre tatuazhe dedikuar për njëri-tjetrin.
Dyshja kane qënë të ftuar në “Saturday Night Live”, derisa janë shprehur për jetën dhe karrierën profesionale.
Ylli i pop muzikës dhe komediani shfaqën ndërkohë tatuazhet, në të cilat shkruante “we babies”.

Miley u shpreh se një vizatim i tillë ndodhi pasi në atë kohë ajo ishte nën ndikimin e përdorimit të marihuanës.
Pas kësaj, dyshja u shpreh se Cyrus e kishte ndaluar përdorimin e kësaj lënde narkotike.

Përkundër që artistja ende e mban tauazhin, Davidson duket se para disa kohësh e ka fshirë atë./SHQIP.com