Milaim Zeka publikon fotografi të Thaçit me 5 Presidentë amerikanë, e quan bunduzher
Publikuar:
(11.05.2022 09:46:49)

Milaim Zeka e ka quajtur ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin buldozer.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai ka publikuar foto të Thaçit me pesë presidentë amerikanë dhe njëkohësisht ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Me kërkesë të shumë simpatizantëve të VV-së, të cilët janë zhgënjyer pafundësisht nga rrenat dhe abuzimet e liderit të kësaj Lëvizje, po i botojmë këto foto të ish Presidentit Thaçi,’’ ka shkruar Zeka.
Zeka ka thënë se Thaçi pas Presidentit Rugova, është bonduzheri më i madh i politikë së jashtme të Kosovës./Shqip.com