Mike Pence refuzon të dëshmojë në Kongres
Publikuar:
(17.11.2022 13:56:57)

Ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, ka refuzuar të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit.
Në një intervistë me televizionin CBS, Pence u shpreh se Kongresi nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë e tij dhe se në Kushtetutë pushtetet janë të ndara.
Ai u shpreh se thirrja e tij për të dëshmuar do të krijonte një precedent shumë të keq.
Kujtojmë se ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.
/Shqip.com