Mihrije Braha pasi votoi në Prishtinë: Tash du me shku në Mitrovicë të Veriut

Çifti, Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë votuar në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Pas kësaj ata janë deklaruar për media, ku këngëtarja ka thënë së dita e zgjedhjeve i duket si ditë festë.
Mihrija ka thënë se në këtë ditë zgjohet herët dhe e përcjellë situatën gjatë gjithë ditës.
“Qytetari nuk është i pavëmendshëm, kështu e kanë kuptuar që duhet realizuar ajo që premtojnë. Për gjithë Kosovën ka ardhur një moment i mirë, sepse janë vetedijësuar edhe politikanët edhe qytetarët”, tha ajo.

Ajo më pas ka treguar se do të shkojë edhe në Mitrovicën e Veriut për të parë se si është duke shkuar procesi atje.
“Tash do të shkojë në Mitrovicë në pjesën veriore, do të bëjë një video dhe do t’ua dërgojë. Po shkoj po e marrë nënën e po e dërgojë te kutia e votimit, edhe pse ka kush e dërgon, por është edhe kurioziteti im me pa si po shkon atje”, ka pohuar ajo.
Përveç Mihrijes dhe Naimit kanë votuar edhe Gili dhe Ilir Berani, Mozzik, Edona Llalloshi e disa figura tjera të skenës muzikore./SHQIP.com