Miftaraj i drejtohet Qeverisë: Koha për reflektim, assesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut
Publikuar:
(03.05.2022 21:12:01)

Kryetari i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka folur për demokracinë dhe lirinë e shtypit në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se pa marr parasysh se çka thotë pushteti, që në vit janë më keq demokracia dhe liria e shtypit.
“Pa marr parasysh se çka thotë pushteti sot, në një vit qeverisje dy shtyllat e shtetit si demokracia dhe liria e shtypit janë më keq se sa kanë më herët! Koha për reflektim, e assesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut’, ka shkruar ai.
Reporterët pa Kufij kanë publikuar Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022 dhe Kosova është renditur e 61-ta.
Krahasuar me vitin e kaluar vendi ynë është 17 pozita më lartë./Shqip.com