Art Jetese

Meteori 50,000-vjeçar mund të revolucionarizojë elektronikën dhe karikimin e shpejtë

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të vogël magjepsëse, të ndërlikuar, e cila nuk është vërejtur kurrë më parë gjatë ekzaminimit të diamanteve brenda një meteori të vjetër.

Sipas studiuesve , struktura, e cila është një formë e ndërthurur e grafitit dhe diamantit, ka cilësi të veçanta që një ditë mund të përdoren për të krijuar karikim më të shpejtë ose lloje të reja të elektronikës.

Meteori “Diablo Canyon”, siç quhet, goditi Tokën rreth 50,000 vjet më parë dhe fillimisht u gjet në Arizona në 1891.

Diamantet e gjetura brenda meteorit “Canyon Diablo” kanë një strukturë kristalore gjashtëkëndore. Në lidhje me diamantet e meteorit “Diablo Canyon”, shkencëtarët vunë re një fenomen të pazakontë.

ata zbuluan rritje të një substance tjetër me bazë karboni të quajtur grafeni që ndër vepron me diamantin në vend të formacioneve të pastra gjashtëkëndore që kishin parashikuar, raporton Interesting.

/Shqip.com