Meta: Ndryshimi është një domosdoshmëri
Publikuar:
(07.03.2023 20:14:16)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron se përkeqësimi i treguesve të arsimit në Shqipëri është jashtëzakonisht shqetësues dhe një sinjal i fortë alarmi.
Meta shprehet se Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i takon nivelit të të rinjve që përfundojnë nivelin e studimeve të mesme dhe të larta.
Sipas tij, kjo ndodh sepse banda e “Rilindjes” është kthyer në një armike e arsimit, e mundësive dhe e së ardhmes së të rinjve shqiptarë.
Ndaj, ai thekson se ndryshimi është një domosdoshmëri.
/Shqip.com