Mësohet se kur do të zhvillohet dasma e Ilir Shaqirit
Publikuar:
(29.04.2022 15:55:16)

Fituesi i këtij edicioni të Big Brother Vip, Iliri Shaqiri do të bëjë dasmë.
Iliri dhe Emanuela kanë zgjedhur një restorant në bregdet të Durrësit për ta organizuar ceremoninë.
Ndërkohë mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.
Sipas burimeve të Kryefjala.com dasma e Ilir Shaqirit do të mbahet në fund të majit, diku rreth datës 28 dhe momentalisht Iliri sapo ka filluar shpërndarjen e ftesave për miqtë e të afërmit.

Iliri dhe Emanuela kanë bërë celebrim në Itali por ai prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të bërë një dasmë shqiptare.
Ndryshe, Iliri është fituesi i Big Brother VIP./SHQIP.com